VNM

“Vlerësimi i ndikimitnëmjedis (VNM)” është procesi që kryhet për vlerësimin e përgjithshëm të ndikimeve të rëndësishme negative, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, nga projekte të propozuara. VNM-ja është vlerësimi mjedisor në një proces vlerësimesh (të mjedisit, planifikimit hapësinor, ndërtimitetj.) që, eventualisht, mund të finalizohet me lejen e zhvillimit.
Marrja e aprovimeve mjedisore mund të jetë sfidues edhe kërkon shqyrtim dhe planifikim të kujdesshëm.Në Ecostudio-Joni ne punojmë me arkitektët dhe ekipet e projektimit që në fazat e hershme të projektit, për të identifikuar çështjet kyçe, përfshirë masat zbutëse dhe ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme që do të reduktojnë ndikimin e përgjithshëm mjedisor të projektit.
Ekipi ynë ka përvojë në përgatitjen e Raporteve të Vlerësimit Strategjik Mjedisos (VSM), Raporteve të Vlerësimit të Thelluar të Ndikimit në Mjedis (Link Porti I Durresit) si edhe në përgatitjen e Raporteve të Vlerësimit Paraprak të Ndikimit në Mjedis(Link disa projekte te tjera).Ne mbulojmë gamën e plotë të shërbimeve teknike nga punimet e punës deri tek puna në terren për të përmbushur kërkesat ligjore.

Shërbimet tona në fushën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis përfshijnë:

  • Vleresimin Strategjik Mjedisor (VSM) te planeve vendore të planifikimit të territorit urban e rural dhe planeve dhe programeve sektoriale.
  • Gamën e plotë të vlerësimeve teknike të VNM duke përfshirë këtu: menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e ajrit, zhurmat dhe dridhjet, cilësinë e ujit dhe rrezikun nga përmbytjet, ekologjinë, kushtet tokësore dhe ndotjen e tokës, transportin, mikroklimën,erërat, rrezatimin diellor dhe aspektet socio-ekonomike;
  • Planet e Monitorimit Mjedisor: hartimi i masave përmirësuese dhe lehtësuese për të cilatnepunojmë ngushtë me ekipin e projektimit për ti inkorporuar në propozime;
  • Konsultimi me publikun, autoritetet planifikuese dhe organizatate tjera;
  • Asistence per pajisje me Leje Mjedisorete Tipit A, B dhe C.

Për më shumë projekte të VNM klikoni këtu