Vleresim I Vendodhjes

Njohja e mire e mjedisit është një hap vendimtar në të kuptuarit dhe menaxhimin e rrezikut gjatë transaksioneve të titujve të pronësisë.
Detyrimet e paidentifikuara mjedisore mund të rezultojnë me kosto të konsiderueshme dhe madje edhe dënime penale të palëve të përfshira në transaksion. Anasjelltas, mundësitë e investimit mund të humbasin nëse detyrimet mjedisore si kontaminimi dhe rreziku i përmbytjes janë të mëdha ose nese nuk janë identifikuar ndryshimet në politikat për planifikimin e territorit ose në legjislacionin mjedisor.
Ekostudio-Joni sjell ekspertizën e nevojshme për të vlerësuar dhe prioritizuar kufizimet, pasuritë dhe mundësitë e rizhvillimit të një zone për të ndihmuar një blerës potencial të kuptojë atë që me të vërtetë ka rëndësi. Qëllimi ynë është që të sigurojmë një përgjigje të shpejtë dhe të saktë për klientët tanë nëpërmjet një kuadri të mirë përcaktuar të menaxhimit të rrezikut.
Ne kemi njohuri të thella mbi llojet e rreziqeve që mund të ndikojnë tek klientët tanë në lidhje me përgjegjësitë e tyre përsa i përket pronësisë, rizhvillimit të zonës apo dhe rishitjes në të ardhmen. Këto detyrime mund të variojnë nga kërkesa e tregut dhe politika e planifikimit në kushtet e truallit, disponueshmëria e shërbimeve komunale dhe infrastrukturës ekzistuese, qasja e transportit, rreziku i përmbytjes, ndotja e vendeve dhe sfidat e tjera për marrjen e lejes së mjedisit dhe të zhvillimit.
Vlerësimi i saktë i gjasave dhe shkallës të rreziqeve dhe kostot potenciale të zbutjes së rreziqeve, duke përfshirëpajtueshmërinë me rregulloret aktuale dhe të ardhshme, i ndihmojnë klientët tanë të negociojnë çmimin e duhur të blerjes.
Ne ofrojmë një sërë shërbimesh që mund të përshtaten për të trajtuar çështjet specifike të secilës zonë dhe që në fund të fundit do të ofrojnë nivelin e duhur të komoditetit për klientin.

Shërbimet tona të vlerësimit mjedisor dhe të vlerësimit të pasurive të paluajtshme përfshijnë:

  • Kërkimi i të dhënave dhe shqyrtimi i informacionit ekzistues
  • Shqyrtimi i legjislacionit dhe politikave të planifikimit
  • Auditimet mjedisore të objekteve dhe operacioneve
  • Vlerësimi i rrezikut mjedisor
  • Vlerësimi i rrezikut ng apërmbytjet
  • Vlerësimi i cilësisë së ajrit dhe zhurmës
  • Sondazhe mbi kushtet e ndërtimit
  • Vlerësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve
  • Vlerësimi i transportit
  • Identifikimi i kostove të përgjegjësisë mjedisore.

Për më shumë projekte të Vleresimit të Vendodhjes klikoni këtu