“Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM)” është procesi që kryhet për vlerësimin e përgjithshëm të ndikimeve të rëndësishme negative, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, nga projekte të propozuara. VNM-ja është vlerësimi mjedisor në një proces vlerësimesh (të mjedisit, planifikimit hapësinor, ndërtimitetj.) që, eventualisht, mund të finalizohet me lejen e zhvillimit.
Marrja e aprovimeve mjedisore mund të jetë sfidues edhe kërkon shqyrtim dhe planifikim të kujdesshëm. Në “Ecostudio-Joni” ne punojmë me arkitektët dhe ekipet e projektimit që në fazat e hershme të projektit, për të identifikuar çështjet kyçe, përfshirë masat zbutëse dhe ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme që do të reduktojnë ndikimin e përgjithshëm mjedisor të projektit.
Ekipi ynë ka përvojë në përgatitjen e Raporteve të Vlerësimit Strategjik Mjedisos (VSM), Raporteve të Vlerësimit të Thelluar të Ndikimit në Mjedis (Link Porti i Durresit) si edhe në përgatitjen e Raporteve të Vlerësimit Paraprak të Ndikimit në Mjedis (Link disa projekte te tjera). Ne mbulojmë gamën e plotë të shërbimeve teknike nga punimet e zyrës deri tek puna në terren për të përmbushur kërkesat ligjore.
Shërbimet tona në fushën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis përfshijnë:
- Vleresimin Strategjik Mjedisor (VSM) të planeve vendore të planifikimit të territorit urban e rural dhe planeve dhe programeve sektoriale.
- Gamën e plotë të vlerësimeve teknike të VNM duke përfshirë këtu: menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e ajrit, zhurmat dhe vibrimet, cilësinë e ujit dhe rrezikun nga përmbytjet, ekologjinë, kushtet tokësore dhe ndotjen e tokës, transportin, mikroklimën, erërat, rrezatimin diellor dhe aspektet socio-ekonomike;
- Planet e Monitorimit Mjedisor: hartimi i masave përmirësuese dhe lehtësuese për të cilat ne punojmë ngushtë me ekipin e projektimit për ti përfshirë në propozime;
- Konsultimi me publikun, autoritetet planifikuese dhe organizatat e tjera;
- Asistencë për pajisje me Leje Mjedisore të Tipit A, B dhe C.
EKOLOGJI
Integrimi i biodiversitetit, florës dhe faunës në projektet e zhvillimit është tashmë pjesë kryesore e proçesit të planifikimit dhe të projektimit të çdo aktiviteti.
Ekspertiza në fushen e ekologjisë e “Ecostudio-Joni” na mundëson të punojmë ngushtë me inxhinierë, arkitektë dhe planifikues urbanë për të siguruar një ekip projektimi të mire-organizuar që ofron zgjidhje me kosto efektive për çështjet komplekse të planifikimit dhe projektimit.
Shërbimet tona në fushën e ekologjisë përfshijnë (VENDOS LINK):
- Identifikimin e kufizimeve dhe mundësive ekologjike të projekteve të zhvillimit
- Kryerjen e vëzhgimeve dhe vlerësimeve paraprake ekologjike
- Kryerjen e vrojtimeve të specializuara për llojet e mbrojtura
- Përgatitja e gjithë dokumentacionit për aplikimet per Planet e Detajuara Vendore, Master planet dhe Deklaratat Mjedisore.
- Këshillimi për masat zbutëse dhe përmirësuese ekologjike.
VLERËSIM I MJEDISIT DHE PASURIVE TË PALUAJTSHME
Njohja e mire e mjedisit është një hap vendimtar në vleresimin dhe menaxhimin e rrezikut gjatë transaksioneve të titujve të pronësisë.
Detyrimet e paidentifikuara mjedisore mund të rezultojnë me kosto të konsiderueshme dhe madje edhe dënime penale të palëve të përfshira në transaksion. Po ashtu, nëse problemet mjedisore si kontaminimi apo rreziku i përmbytjeve janë të larta ose nese nuk janë identifikuar ne kohe ndryshimet në politikat për planifikimin e territorit ose në legjislacionin mjedisor, mundësitë e investimit mund të humbasin
“Ekostudio-Joni” sjell ekspertizën e nevojshme për të vlerësuar dhe prioritizuar kufizimet, pasuritë dhe mundësitë e rizhvillimit të një zone për të ndihmuar një blerës potencial të kuptojë atë që me të vërtetë ka rëndësi. Qëllimi ynë është që të sigurojmë një përgjigje të shpejtë dhe të saktë për klientët tanë nëpërmjet një kuadri të mirë përcaktuar të menaxhimit të rrezikut.
Ne kemi njohuri të thella mbi llojet e rreziqeve që mund të ndikojnë tek klientët tanë në lidhje me përgjegjësitë e tyre përsa i përket pronësisë, rizhvillimit të zonës apo dhe rishitjes në të ardhmen. Këto detyrime mund të variojnë nga kërkesa e tregut dhe politika e planifikimit në kushtet e truallit, disponueshmëria e shërbimeve komunale dhe infrastrukturës ekzistuese, qasja e transportit, rreziku i përmbytjes, ndotja e vendeve dhe sfidat e tjera për marrjen e lejes së mjedisit dhe të zhvillimit.
Vlerësimi i saktë i gjasave dhe shkallës të rreziqeve dhe kostot potenciale të zbutjes së rreziqeve, duke përfshirëpajtueshmërinë me rregulloret aktuale dhe të ardhshme, i ndihmojnë klientët tanë të negociojnë çmimin e duhur të blerjes.
Ne ofrojmë një sërë shërbimesh që mund të përshtaten për të trajtuar çështjet specifike të secilës zonë dhe që në fund të fundit do të ofrojnë nivelin e duhur të komoditetit për klientin.
Shërbimet tona të vlerësimit mjedisor dhe të vlerësimit të pasurive të paluajtshme përfshijnë:
- Kërkimi i të dhënave dhe shqyrtimi i informacionit ekzistues
- Shqyrtimi i legjislacionit dhe politikave të planifikimit
- Auditimet mjedisore të objekteve dhe operacioneve
- Vlerësimi i rrezikut mjedisor
- Vlerësimi i cilësisë së ajrit dhe zhurmës
- Sondazhe mbi kushtet e ndërtimit
- Vlerësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve
- Vlerësimi i transportit
- Identifikimi i kostove të përgjegjësisë mjedisore
Ndryshimet në perceptimin e shoqerise mbi pyjet dhe përdorimin e pyjeve, rreziqet e ndryshimeve klimatike dhe teknologjitë moderne e kanë vendosur pylltarinë dhe industrinë e drurit përpara sfidave të reja.
Ecostudio-Joni ka një eksperiencë të gjerë në inventarizimin e pyjeve, planifikimin e menaxhimit dhe vlerësimin e vlerava të pyjeve. Ne mbështesim menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Për më tepër, planifikimi dhe hartografimi ekologjik ka qenë gjithmonë një pjesë e konsiderueshme e punës sonë.
Ne gjithashtu i ofrojmë politikë-bërësve dhe organizateve të ndryshme mjete të rëndësishme që i ndihmojnë ato në vendim-marrje, duke përfshirë studimet mbi bioenergjine dhe sistemet e financimit të pyjeve.
Shërbimet tona në fushën e pyjeve përfshijnë:
- Analiza dhe optimizimi i sipërmarrjeve në fushën e pyjeve
- Inventarizim i pyjeve
- Trajnime në fushën e pyjeve dhe përdorimin e Teknologjisë së Informacionit në pyje
- Përgatitja e planeve të menaxhimit të zonave të mbrojtura.